Ka kaluar një javë nga masakra që ISIS bëri në Spanjë, ku një furgon mori përpara një turmë njerëzish në sheshin kryesor të Barcelonës. 14 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën nga sulmi. Por ISIS nuk ndalet, pasi me anë të një video mesazhi ka kërcënuar sërish Spanjën. Terroristët shprehen se nuk do e lënë të qetë vendin deri në fund të botës.
“Me lejen e Allahut do të kthehet ajo që ka qënë dikur tokë e Kalifatit” – thuhet në video mesazh.
Në video duken dy terroritë të njohur si “Al Qurtubi” dhe “Qbusalman Al Andalus” ku ndër të tjera shprehen se nuk do ta lënë kurrë të qetë shtetin spanjoll.