ISIS ka një tjetër kërcënim për Francën, të cilin e ka postuar në rrjetet sociale, “Ne do të vijmë. Do të vijmë për të shkatërruar vendin tuaj!”. Ky është kërcënimi më i ri tashmë që Franca i ka shpallur luftë Shtetit Islamik. Video është publikuar nga “Daily Mail”. Aty dëgjohen fjalë kërcënuese nga persona të mbuluar ne fytyrë.