PARIS- Franca po i bën thirrje partnerëve evropianë për të lëvizur me shpejtësi, për të rritur shkëmbimin e informacionit që vijnë shërbimet e inteligjencës, për të luftuar trafikimin e armëve dhe financimin e terrorizmit, dhe për të forcuar sigurinë ndërkufitare. Zyrtari i lartë francez i ngarkuar për Çështjet Evropiane, Harlem Desir, u tha gazetarëve të hënën se “duhet të merren sot vendime të qarta”.
Deklarata e Desir u bë në Bruksel përpara bisedimeve të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Ai tha se “Franca u sulmua, por e gjithë Evropa u godit. Ne u godit së bashku, dhe ne do të përgjigjemi së bashku”, perfundoi ai.