Në rrjetet socialë xhihadistët kanë nisur të festojnë pas masakrës së ndodhur në Kaliforni, edhe pse sulmi nuk është marrë përsipër nga ISIS. Në fillim u tha se çifti që kishte kryer sulmin ishin muslimanë, por më pas mediat raportojnë se ata nuk janë muslimanë. Megjithatë, në statuset e muslimanëve, nën hashtagun “Amerika po digjet”, qarkullojnë lajme triumfi dhe gëzimi: “Tre luanë na bënë krenarë, SHBA-të po digjen. U krye vullneti i Allahut”, thuhet në statuset e xhihadistëve.”.