Një grup myslimanësh u sulmua mbrëmjen e djeshme në Londër, teksa ata të fundit po dilnin nga xhamia. Një kamion përplasi turmën duke lënë të vdekur një persona dhe duke plagosur 10 të tjerë. Sipas dëshmitarëve, personi i cili kreu sulmin bërrtiste “dua të vras të gjithë myslimanët”. Por ISIS e ka përdorur këtë ngjarje, për të bërë thirrje te mbështetësit që të kryejnë sa më shumë sulme në Perëndim.
Në rrjetin social “Twitter” si edhe në një grup “Whatsapp”, përkrahësit e Shtetit Islamik, i bëjnë thirrje myslimanëve nga e gjithë bota të zgjohen nga gjumi.