Sociale

Ishte prekur nga Covid, humb jetën efektivi i policisë në Shkodër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:02 - 12/08/20 |
Opi Nion

Një efektiv policie ka humbur jetën si pasojë e Covid 19. Ai është përgjegjësi i Policisë Rrugore të Shkodrës, Safet Morina i cili nuk ka mundur të mbijetojë pasi ishte prekur nga Covid. Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale nga miqtë e tij, të cilët ndajnë dhimbjen për humbjen e efektivit. Morina ndodhej i shtruar në spital, në gjendje të rëndë prej disa ditesh.

Ai ishte baba i 4 vajzave.

Shqipëria ka shënuar deri në këto momente 205 viktima nga Covid 19./Opinion.al

Pas