Është shtyrë mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Ende nuk dihet arsyeja e shtyrjes së mbledhjes e cila ishte planifikuar të mbahej këtë të mërkurë, por mësohet se takimi do të zhvillohet nje ditë tjetër.
PS dhe PD po shkojnë drejt marrëveshjes për ngritjen e dy komisioneve hetimore që kërkon opozita.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve te mbajtur një ditë më parë me prezencën e Bledi Çuçit dhe Gazment Bardhit nga PD.
Palët ranë dakord për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare që kërkon PD; atë të TIMS-in dhe koncesionet në shëndetësi, ku përfshihet ai i “Sterilizimit” dhe “CheckUp”.
Konsensusi vjen për herë të parë, pas rreth 5 muajsh kaos në Kuvend./Opinion.al