Aktualitet

“Ishte normal Basha”,Berisha:Mund ta imagjinoni,e ardhmja me dhjetëra ton bunkerë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:02 - 27/03/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha foli në “Foltoren” e zhvilluar këtë të dielë edhe për heqjen e dyerve të blinduara në PD.

Ai shtroi një pyetje a ishte normale kjo që bëri ish-kryetari, Lulzim Basha. Berisha theksoi se ajo që ndodhi në seli nuk mund të bëhej kurrë teksa nënvizoi se tashmë selia po hapet për të gjithë demokratët.

“Ne kaluam një krizë dhe ish-kryetari i PD-së dha dorëheqjen për zhvillimet siç e tha vetë ai nga 9 shtatori deri sot. Unë ju them ju se asnjë demokrat i Tepelenës, Gjirokastrës, apo Shqipërisë që gjatë këtyre muajve ndoqi në një mënyrë apo një tjetër ish-kryetarin nuk ka asnjë përgjegjësi për vendimin e 9 shtatorit sepse ai nuk pyeti asnjëri mbi tokë. Nuk pyeti institucionet, nuk pyeti forumet. Ju e shihni, dje po hiqeshin dyert. A mund të imagjinoni? E ardhmja me dhjetëra tonë bunkerë. A ishte normal apo nuk ishte normal ai që e bëri nuk mund të them. E them me sinqeritet. Por ai dha dorëheqjen. Ajo s’mund të bëhej kurrë. Megjithatë selia po hapet për të gjithë demokratët, shtëpia jonë e përbashkët aty është, prandaj të vini”, tha Berisha./Opinion.al

Pas