Ish-kryetari i Qarkut të Kukësit Abedin Oruçi është përplasur me forcat e policisë. Mësohet se pas ndalimit, Oruçi ka nxjerrë armën në drejtim të policisë.
Raportohet se pesë punonjës police kanë mbetur të lënduar, por nuk është e qartë nëse ata janë dëmtuar nga Oruçi.
Pas përplasjes më policinë, ai është larguar menjëherë. Ndërkohë, vendngjarje ndodhen 2 prokurorë dhe forca të policisë së Kukësit.
Ish-kryetari i Qarkut të Kukësit, akuzohet Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe për “ndërtim pa leje”./ Opinion.al