Bota

Ishte kundër vaksinës, ndërron jetë nga koronavirusi muzikanti 40-vjeçar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:57 - 30/08/21 |
Opi Nion

Një muzikant, i cili kishte qenë kundër injektimit të vaksinave kundër Covid-19, ndërroi jetë në spital si pasojë e koronavirusit.

Mediat e huaja shkruajnë se Marcus Birks, 40 vjeç, nga Staffordshire, vdiq të Premten duke lënë pas gruan shtatzënë.

Ai ishte skeptik për vaksinën kundër Covid dhe pretendonte se nuk mund të sëmurej, për shkak se stërvitej 5 herë në javë.

Muzikanti i Bad Lads’ Army të ITV ishte në kujdes intensiv me simptoma të ngjashme me gripin pasi rezultoi pozitiv me koronavirus në fillim të gushtit.

Gruaja e tij shkroi: “Dhimbja që ndiej duke shkruar këtë mesazh është e padurueshme, zemra ime është copëtuar, shpirti dhe bota ime janë shkatërruar plotësisht dhe krejtësisht.

“I dhashë atij një premtim se do t’i them djalit tonë çdo ditë se sa shumë e do atë, sa i veçantë ishte ai dhe se si do të kishte qenë një baba më i mirë për të”, shkruan ajo./Opinion.al

Pas