Aktualitet

Ishte kthyer në tmerrin e këmbësorëve në Durrës, kapet grabitësi serial


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:46 - 28/05/20 |
Al Do

Një grabitës serial është arrestuar nga policia e Durrësit. Ai ishte kthyer në problem për sigurinë e qytetarëve pasi nga data 28 prill deri më 26 maj kishte kryer 4 vjedhje me dhunë.

29-vjeçari me iniciale E.H kërcënonte me thikë këmbësorët dhe u merrte atyre paratë dhe aparatet celularë.

Sipas njoftimit të policisë në 4 ngjarjet e dokumentuara ai është përgjegjës për vjedhjen e 58 mijë lekëve dhe 2 aparateve celularë.

Ky person rezulton të ketë qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. H. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /Opinion.al

Pas