Aktualitet

“Ishte i ri”, Rama tregon rastin e mikut të tij që humbi jetën nga Covid


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:22 - 08/09/20 |
Al Do

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës, në një takim me nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Leonik Tomeo”, për mënyrat se si do të zhvillohet mësimi këtë sezon.

Kreu i qeverisë kërkoi të tregohet kujdes dhe të sillemi me virusin sikur jemi bartës të tij pasi mund të rrezikojmë përhapjen e tij tek të afërmit.

Ndër të tjera kryeministri tregoi rastin e vëllait të shokut të tij, i cili e humbi betejën me Covid-19.

“Jo më larg se dje unë dëgjova për një person që e kam njohur personalisht, vëllai i një shokut tim që humbi jetën e nuk ishte në një moshë shumë të madhe, ishte i ri. Askush nuk e përcakton dot deri në fund se si dhe pse virusi bën gjëmën tek dikush dhe shfaqet në mënyrë komplet të padukshme te dikush tjetër.

Problemi është që shumë nga ne mund ta marrin e se marrin vesh që e kanë, s’ndiejmë asgjë, vazhdojmë jetën normalisht, e prandaj duhet të sillemi sikur e kemi virusin se ia kalojmë familjarëve, miqve e shokëve“, tha kryeministri Edi Rama. /Opinion.al

Pas