Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ishte i paautorizuar”, Berisha flet për audioregjistrimin e vitit 1991 me Ramën

2023/01/12 at 10:44 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Ishte i paautorizuar”, Berisha flet për audioregjistrimin e vitit 1991 me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është pyetur gjatë një interviste lidhur me audion e transmetuar në emisionin “Opinion”, në një bisede mes tij dhe kryeministrit aktual Rama, regjistruar në vitin 1991 në shtëpinë e piktorit Ramadan Karanxha.


Përballë gazetarit Çim Peka, ai tha se nuk ka qenë në dijeni të regjistrimit, por pohoi se sigurisht ka qenë një regjistrim i realizuar pa autorizim. Ndërkohë duke ju referuar figurës së Ramës në atë periudhë, Berisha tha se dimensioni tjetër i tij ishte radikalizmi.

Pjesë nga intervista

Peka: Sot kundërshtarët politik jeni ju përballë Edi Ramës. Para pak ditës Blendi Fevziu publikoi një përgjim që nga mënyra e audios ishte e vitit 1991 tek shtëpia e piktorit Sali Shijaku, ku ishit ju, Rama, Azem Hajdari dhe Sali Shijaku. Aty dëgjohej pastër vetëm zëri i Ramës, në atë kohë nuk është se ka pasur celular, por duket si përgjues në trup. Z. Berisha, kur e dëgjuat këtë audio, ju e dinit se ishte një regjistrim i tillë, ose e dinit që biseda që bëhej me ta regjistrohej.

Berisha:Për herë të parë për këtë audio e kam mësuar pak muaj më parë, kur Blendi Fevziu më thotë se më ka rënë në dorë një audio. Dhe unë e quajta një gjë natyrisht të paligjshme regjistrimin. Por po të më pyeste Fevziu a ta publikoi, menjëherë do i thoja publikoje. Dhe mua më erdhi mirë që u publikua. Disa gjëra dua të sqaroj. Së pari, Edi Rama nuk ka qenë protagonist. Ata që mendojnë se ka qenë, absolutisht gënjejnë. Po, ai erdhi në një kohë kur lëvizja krijoi pluralizmin dhe partinë, filloi një aktivitet në arte të cilin për hir të së vërtetës, dy të deleguar të PD-së, Arben Imami dhe Arben Demeti i shkuan dhe i dolën ballë për ballë dhe ja kthyen sallën kundër dhe pastaj Edi Rama krijoi një parti, e quajtën KIS-Kristiani-Islamike të kësaj natyre. Një parti pa asnjë lloj elektorati. Kjo është e vërtetë e Edi Ramës. Por Edi Rama ka një dimension tjetër në atë periudhë. Dimensioni tjetër i tij është radikalizmi. Tani do të ndalem pak në këto momente.

Peka: Para se të ndalemi këtu, ai përgjim a ishte bërë nga Edi Rama…

Berisha: Këtë nuk mund ta them. Ai përgjim ishte nuk e di se nga kush, por ishte i pautorizuar. Nëse ti na fton në një mjedis dhe regjistron pa na thënë kryen një shërbim. Nuk të them dot se kush e ka bërë, nuk kam asnjë të dhënë. Unë jam plotësisht dakord për publikim e tij. Unë nuk i heq asnjë presje fjalëve që kam thënë. E kam deklaruar në mënyrën më të përsëritur, në atë kohë dhe në vite, se dy kanë qenë qëllimet kryesore në qëllimin tim në lëvizje. E para, shmangia e një gjakderdhje. Isha gjakftohtë, kisha parashtruar absolutisht të gjitha tezat që ishin parashtruar gjatë gjithë viteve ’80 nga disidencat, duke nisur nga ajo polake e duke përfunduar tek kërkesa e fundit e Andrej Saharov për heqjen e nenit nga kushtetuta që i jepte hegjemoni Partisë Komuniste. Pra, në ato shkrime dhe unë nuk isha disidentë, sepse ata ishin njerëz që burgoseshin, dilnin nga burgu, shkruanin, kishin një vetëbotim klandestin.

Kurse në Shqipëri, ata që ishin të tillë, ata ishin në burgje dhe një rresht i tyre nuk pipëtinte jashtë. Ata shkruanin, i shkruanin Enver Hoxhës letrat më të ashpra, i shkruani Ramiz Alisë letrat më të ashpra, organizonin kryengritje, por gjithçka ngelej në terrin e institucioneve të dhunës dhe burgimit të diktaturës. Unë nuk isha disident, por arrita të publikoj në një seri artikujsh dhe në takimin me Ramiz Alinë, një platformë të tërë e cila parashikonte të gjitha kërkesat e paraqitura që unë i lexoja se unë nuk kisha ndonjë formim të veçantë, por i lexoja dhe i paraqitja. Tani të vijmë tani tek momenti më themelor, revolucioni. Ai ishte revolucion. Ai është një nga faqet më të ndritura të historisë kombëtare të shqiptarëve. Revolucioni më paqësor, më i fuqishëm, më i efektshëm. Kishte patur lëvizje të tjera para studentëve, por vetëm këta ja dolën. Ja dolën sepse u treguan të pamposhtur. Ramiz Aliaj përdori gjithçka duke përdorur karrotën dhe shkopin, që ti mposhte. I rrahu në darkë në 1 të natës pasi i priti në zyrë, në një rast që nuk kishte ndodhur kurrë, që një president të dilte e të shkonte në universitet për të takuar studentët.

Por u kishte nxjerrë ministrin e Brendshëm në pritë në mënyrë që të mos mendonin më takimin me të, sepse kishte lënë takim të nesërmen. Faktori i dytë, sepse nuk mjaftonin vetëm studentët të cilët ishin kryesorët dhe të pazëvendësueshmit, studentët në këtë revolucion. Por përsëri ishte një faktor i dytë madhor që e gjunjëzoi Ramiz Alinë, ishte vërshimi drejt studentëve i punonjësve të ndërmarrjeve të Tiranës, përfshirë edhe Kombinatin Poligrafik të Partisë, uzinën e traktorëve, të gjitha ndërmarrjet që konsideroheshin besnike ndaj partisë. Vërshimi i punëtorëve drejt studentëve i dha goditjen përfundimtare. Sigurisht intelektualët patën rolin e tyre jashtëzakonisht të rëndësishëm. Por sa për intelektualët Ramiz Aliaj i mblidhte brenda 3 orëve dhe i çonte ku të donte dhe absolutisht Shqipëria nuk ndryshonte, po të mos ishin këta. Ky ishte një revolucion i ndritur. Për ata që kanë nocionet më elementare se çfarëështë revolucioni, ky është revolucioni me i fuqishmi në historinë kombëtare të shqiptarëve, rrëzimi i regjimit. Tani dy fjalë këtu. I dëgjoj, por ishte në tryezë. Janë naivë ose janë injorantë. Pse? Të gjitha revolucionet demokratike përveç njerëzit u zhvilluan në protesta dhe tryeza. Kudo pa përjashtim. Poloni, Bullgari, Hungari, kudo.

Në Çeki, dy javë studentët dalin në protestë e ftuan Havelin, shkoi ai u bashkua me ta dhe ndodhi ndryshimi. Pra, ky ishte një revolucion tipik përveç njërit. Cili ishte ky, Rumania. Por kush e fitoi revolucionin në Rumani. Harrojnë këta, e fitoi nomenklatura. Ai që erdhi në krye të revolucionit ishte Iliesku, një ish-sekretar i propagandës, një ish-Ramiz Aliaj i Çausheskut, në një kohë. Se këta mendojnë se u vra Çaushesku. Rrethanat e vrasjes së tij janë nga më enigmatiket dhe historia do ti sqarojë ato. Problemi është se këta që pretendojnë siç pretendonte Rama, të sulmojnë bllokun, çfarë ishte kjo. Ishte tani rikthimi i skenarit rumun. Pasi dështoi në fillimet e veta dhe pranoi pluralizmin, Byroja Politike mesa duket mendoi të rikthejë skenarin rumun tani, me zgjidhje të pjesshme. Zgjidhje e pjesshme cila ishte; largimi i të gjithë atyre që përbënin kërcënim për ta dhe rivendosja në krye të Edi Ramës me shokë. Edi Rama nëmbledhjen tonë erdhi i paftuar dhe i thotë Gramoz Pashko se; kush të solli ty. Më dërguan, tha, por kush të dërgoi i tha Pashko prap. Dhe pasi kishte thënë se nuk duhet të ketë asnjë komunist, duket sulmuar blloku, të rrethohet Ramiz Aliaj, etj., tha se më dërguan. Por kush të dërgoi dhe ky u ngrit dhe iku, pa thënë se kush të dërgoi. Nuk dua të mohoj aktivitetin e tij të mëpasshëm, por ky aktivitet ekstremist i tij, lindte absolutisht dyshimin se donte të shtynte në një gjakderdhje, ku sigurisht fitonin ata që kishin armë. Kurse revolucioni i dhjetorit vazhdoi i pamposhtur, vazhdoi deri sa përmbysi me votën e lirë sistemin komunist.



Ju sugjerojmë

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

21 Dhjetor, 2025 9:10 pm
Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
Bota

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

21 Dhjetor, 2025 8:01 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Kryesore

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

21 Dhjetor, 2025 7:16 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

21 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Aktualitet

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

21 Dhjetor, 2025 6:26 pm
Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
Aktualitet

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…

21 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
Aktualitet

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

21 Dhjetor, 2025 5:38 pm
Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë
Kryesore

Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë

21 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

21 Dhjetor, 2025 5:32 pm
Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
Bota

Plani i paqes në Gaza, Hamasi nuk pranon të çarmatoset

21 Dhjetor, 2025 5:29 pm
Para
Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 13 janar 2023

Tentuan të kalonin kufirin në mënyrë të parregullt, 2 persona procedohen penalisht

Shpërthim me tritol në banesën e shefit të krimeve në Shkodër, policia jep detaje

FOTO/ Kush është shefi i Krimeve të komisariatit Shkodër që iu vu tritol para banesës

FOTO/ Kush është shefi i Krimeve të komisariatit Shkodër që iu vu tritol para banesës
















TE FUNDIT

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
21 Dhjetor, 2025

Një zyrtar i lartë i Kremlinit ka minimizuar shanset për një përparim të madh në bisedimet e paqes në Ukrainë,...

Lexo më shumë

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
21 Dhjetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet për një goditje më agresive ndaj emigracionit në vitin 2026 me miliarda dollarë fonde të...

Lexo më shumë

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
21 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi duke e denoncuar si një vjedhje të rëndë shtetërore. Përmes një postimi në Facebook,...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
21 Dhjetor, 2025

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë në sektorin Hekurudha të lagjes 13 në Durrës mbrëmjen e sotme. 45-vjeçari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com