Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të një qytetari nga Librazhdi përmes të cilit ironizon Presidentin Ilir Meta.
Qytetari i shkruan Ballës se Presidenti hyri fshehurazi në Librazhd me një trastë me dekorata në sedilen e pasme dhe mori dikë në telefon për t’i dekoruar gjyshin që i kishte ikur nga kjo botë shumë vite më parë.
Ndërsa Taulant Balla ironizon dekorimet e Presidentit duke thënë se Kryemadhit nuk i dalin numrat e të gjallëve se ka vdekur LSI e 2017, dhe Meta duhet të ngjallë të vdekurit.
“Po nuk shkon mor burrë i dheut që Presidenti të hyjë në Librazhd sikur po shkon fshehurazi dhe të mbajë një trastë me dekorata në sedilen e pasme!”Kështu më shkruan një bashkëqytetari im nga Librazhdi. Ishte habitur fare mileti atje sot që ka marrë Presidenti në telefon dikë per t’i dekoruar gjyshin e ikur nga kjo botë para shume vitesh!Mos u habit i thashë, nuk i dalin numrat e të gjallëve Monës se ka vdekur LSI e 2017-ës dhe s’ka ç’bën edhe Likja se duhet të ngjallë të vdekurit”, shkruan Balla.