Kryesore

“Ishte gjest i turpshëm”,Berisha-Nikollës:I turpshëm akti yt,po vazhdove kështu..


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:20 - 21/04/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar edhe me kryetaren e Kuvendit Lindika Nikolla, e cila nuk i dha fjalën për të replikuar me kryeministrin Rama në momentin që shtyu edhe Alibeajn nga foltorja.

Reagimi i Berishës erdhi pas komentit të Nikollës, e cila quajti të turpshëm xhestin e tij në foltoren e Kuvendit, kur shtyu Alibeajn për të marrë fjalën.

Berisha i tha Nikollës se nëse vijon të këtë mënyrë do të marrë përgjigjet e merituara.

Lindita Nikolla: Ishte i turpshëm gjesti që bëtë më parë në foltore.

Sali Berisha: I turpshëm ishte akti yt, unë kërkoja fjalën për replikë dhe rregullorja e parlamentit njeh replikën përpara, kurse ju prevaloni diskutimin. Dhe unë mendoj që është hera e dytë që t’i përdor fyerje, por të jesh e bindur, që po vazhdove në këtë mënyrë do të marrësh përgjigjet më të merituara./Opinion.al

Pas