Një 61 vjeçar ka ndërruar jetë teksa drejtonte mjetin tip taksi.
Nga informacionet zyrtare bëhet me dije se shtetasi me iniciale A.Z. 61 vjeç ka humbur ndjenjat teksa po drejtonte automjetin tek mbikalimi në Kthesën e Kamzës.
Në bazë të kontrollit mjekësor, dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
“Më datë 20.04.2023, rreth orës 16:15, te mbikalimi te Kthesa e Kamzës, shtetasi A. Z., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip taksi ka humbur ndjenjat. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale”, tha policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al