Aktualitet

Ishte deportuar nga Anglia, ndalohet në Rinas i dënuari për vrasje (Emri)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:33 - 12/09/20 |
Al Do

Një 54-vjeçar i dënuar me 16 vite burg, u ndalua sot në Rinas.

Ai po udhëtonte si pasagjer i deportuar nga Anglia për në Shqipëri, kur u ndalua për verifikim më të detajuar.

Në momentin e parë ky shtetas ka dhënë gjeneralitete të tjera duke bërë që punonjësit e Policisë të dyshonin për vërtetësinë e tyre.

Pas verifikimeve u bë i mundur identifikimi i gjeneraliteteve të vërteta dhe rezultoi se ai ishte shtetasi i shpallur në kërkim Adrian Hoxha (Haziz Hysa), 54 vjeç, banues në Siqecë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 17.04.1998, e ka dënuar këtë shtetas me 16 vite burgim, për veprën penale “Vrasja”.

Ky shtetas, në datën 30.01.1995, në fshatin Siqecë, Patos, ka vrarë me armë gjahu për motive të dobëta, shtetasin M. Z.

54-vjeçari iu dorëzua Patrullës së Përgjithshme të Policisë në DVP Fier, për shoqërim dhe veprime të mëtejshme dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kanë bërë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës./ Opinion.al

Pas