Një 23-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 në fshatin Hotolisht, Librazhd.
Njoftohet nga autortetet se viktima është me inicialet A.K., banues në fshatin Spathar.
Për viktimën familjarët kishin bërë denoncimin që ishte larguar nga banesa 4 ditë më parë. Grupi hetimor thekson se po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al