Policia e Elbasanit ka informuar se në Peqin është gjetur e pajetë në një kanal vaditës një 81-vjeçare. Sipas uniformave blu, ditën e djeshme në Komisariatin e Peqinit është bërë denoncimi për largimin e saj nga banesa. Kallëzimi është bërë nga nipi, ndërsa sipas deklarimeve, e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“Gjatë ditës së djeshme, përballë një kantieri ndërtimi, Peqin, është gjetur e pajetë, në një kanal vaditës, dyshohet e mbytur, shtetasja M. T., 81 vjeçe. Për këtë shtetase, po gjatë ditës së djeshme, në Komisariatin e Policisë Peqin, ka kallëzuar nipi i saj, shtetasi H. T., 33 vjeç, se 81-vjeçarja ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Sipas deklarimeve të familjarëve kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor”,-njofton policia./Opinion.al