Sociale

ISHP: Nuk ka evidenca për përhapje të salmonelës


               Publikuar në : 15:56 - 14/09/19 |
geliano fataj

Viroza që mbushi spitalet me pacientë të vegjël e të rritur në fillim të Shtatorit sipas Institutit të Shëndetit Publik ka ardhur për shkak të temperaturave të larta.

Përmes një njoftimi për shtyp, ISHP thotë se ka dalë në këtë përfundim pasi ka analizuar mostrat e marra nga pacientë me shqetësime të traktit tretës.

Nga të gjitha rastet e ekzaminuara vetëm 5 raste kanë rezultuar me salmonelë. ISHP thekson se nuk rezulton evidencë për përhapje të këtij bakteri.

Ndërkohë në shërbimin infektiv në QSUT fluksi i rasteve me probleme gastrointestinale ka rënë. Instituti i Shëndetit Publik thotë se do të vijojë monitorimin e situatës ndërsa apelon për respektim të higjienës personale./ Opinion.al

Pas