Sociale

ISHP: Në javën e dytë të Janarit rritet numri i rasteve me grip


               Publikuar në : 11:39 - 20/01/20 |
xhu lia

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur përmes një njoftimi se prirja e infeksioneve respiratore dhe të rasteve me grip në javën e dytë të Janarit është në rritje.

Sipas kontrolleve të realizuara në spitalet kryesore në të gjithë vendit dhe të raportimit rutinë rastet me grip gjatë javës së dytë të Janarit janë në rritje.

Sipas njoftimit të ISHP-së që prej fillimit të vitit është evidentuar qarkullimi i viruseve A/H1pdm09, A/H3 dhe B të gripit.

“Prej javës së 43-të deri në javën e dytë janë grumbulluar 216 mostra nazofaringeale nga qendrat e survejancës. Nga testimi i tyre në 27 (12.5%) mostra janë identifikuar viruset e gripit, nga të cilat: 19 (70.4%) virusi i tipit A dhe 1 (29.6%) virusi i tipit B.  Nga 19 viruset e tipit A 13 (68.4%) janë të nëntipit A/H1pdm09 dhe 6 (31.6%) të nëntipit A/H3, pra edhe në Shqipëri vihet re mbizotërim i virusit të gripit A/H1pdm09,”-thuhet në njoftimin e ISHP-së.

Sipas ISHP aktiviteti i virusit të gripit, shpërndarja dhe tipi apo nëntipi dominant për Kontinentin Europian janë po të njëjtit me vendin tonë.

Në javën e dytë të muajit Janar 2020, aktiviteti i gripit në Evropë paraqet rritje, pavarësisht se shumica e vendeve raportojnë aktivitet bazë ose të ulët. Që nga fillimi i sezonit mbizotërojnë viruset e tipit A dhe tipit B.

Ndërkohë për të gjithë qytetarët ISHP këshillon kujdesin për higjenën vetjakesi dhe të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit./Opinion.al/

Pas