-Shëndeti

ISHP/ Fruthi “nëpër këmbë”, kategoritë që duhet të vaksinohen urgjent


               Publikuar në : 10:20 - 05/02/19 |
b.f

Epidemia e Fruthit vazhdon të jetë prezente në Shqipëri.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, vetëm në periudhën 1 janar-5 shkurt, janë 51 fëmijë të prekur nga fruthi.

Po sipas buletinit të ISHP, grupmosha më e prekur janë fëmijët nën 2 vjeç, ndërsa rastet më të shumta i përkasin Tiranës.

ISHP bën me dije se ndërkohë vazhdon vaksinimi sipas kalendarit për moshat nga 1-5 vjeç.

Këtij kalendari vaksinimi sipas ISHP, duhet ti nënshtrohen edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar, si edhe të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me fëmijë të sëmurë me fruth.

ISHP, informon se për shkak të epidemisë së gripit që ka prekur vendin, vaksinimi ndaj Fruthit bëhet edhe më i rëndësishëm, për parandalimin e sëmundjes. D.l

Pas