Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ishin vaksinuar, tre senatorë amerikanë infektohen me Covid-19

2021/08/20 at 3:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ishin vaksinuar, tre senatorë amerikanë infektohen me Covid-19

Tre senatorë thanë të enjten se rezultuan pozitivë në testet për COVID-19 pavarësisht se ishin të vaksinuar. Ata i bashkohen një numri figurash të profilit të lartë të infektuar me variantin më ngjitës delta të koronavirusit që po përhapet me shpejtësi në të gjithë Shtetet e Bashkuara.


Senatori i pavarur Angus King nga shteti i Mejnit, senataori republikan nga Misisipi, Roger Wicker, dhe senatori demokrat nga Kolorado, John Hickenlooper, thanë se kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirusin. Pothuajse të gjithë anëtarët e Senatit kaluan shumë orë së bashku në dhomën e Kongresit javën e kaluar në një seancë për votimin e buxhetit para se të largoheshin nga Uashingtoni për pushimet e gushtit.

Senatori King tha se filloi të ndiente ethe të mërkurën dhe bëri një test për Covid-19 pas rekomandimit të mjekut të tij. “Ndërsa nuk ndihem mirë, padyshim që jam shumë më mirë sesa po të mos isha i vaksinuar”, tha ai.

Zyra e senatorit Wicker tha se ai doli pozitiv për virusin të enjten në mëngjes.

“Senatori Wicker është plotësisht i vaksinuar kundër COVID-19, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohet nga mjeku i tij në Tupelo”, thuhej në një deklaratë të lëshuar nga shefi i personelit të tij. “Ai është në vetë-izolim, dhe të gjithë ata me të cilët Senatori Wicker ka patur kontakt së fundmi janë njoftuar.”

Senatori Hickenlooper e bëri njoftimin për testin pozitiv disa orë më vonë.

“Ndihem mirë, por do të vetë-izolohem me rekomandim të mjekut. Unë jam mirënjohës për vaksinën (dhe shkencëtarët që e kanë zbuluar atë!), e cila i ka kufizuar simptomat e mia”, tha senatori Hickenlooper në një postim në Twitter. “Nëse nuk jeni vaksinuar, bëni vaksinën sot! Merreni edhe dozën përforcuese kur të vijë koha!”

Këto raste të koronavirusit në mesin e të vaksinuarve vijnë një ditë pasi zyrtarët shëndetësorë amerikanë njoftuan planet për të ofruar një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 për amerikanët. Ata thanë se dozat përforcuese janë të nevojshme për të rritur mbrojtjen e amerikanëve kundër variantit delta mes shenjave të dobësimit të efektivitetit të vaksinave me kalimin e kohës.

Senatori republikan Lindsey Graham njoftoi më 2 gusht se ishte infektuar me COVID-19 pavarësisht se ishte i vaksinuar. “Uroj një shërim të shpejtë për miqtë dhe kolegët e mi të mirë”, tha ai në një postim në Twitter të ejten.

“Nëse nuk e keni bërë tashmë, ju lutemi merrni vaksinën”,shtoi senatori Graham.

Dhjetëra anëtarë të Kongresit kanë njoftuar për teste pozitive të koronavirusit. Ligjvënësi 67 vjeçar republikan nga Teksasi, Ron Wright vdiq nga sëmundja në fillim të këtij viti ndërsa ligjvënësi i zgjedhur republikan nga Luiziana, Luke Letlow, vdiq në dhjetor para se të fillonte mandatin. Ai ishte 41 vjeç./VOA

 

Etiketa: covid-19senatorëVaksina


Ju sugjerojmë

FIFA gjobit Federatën për ndeshjen ndaj Anglisë, reagon FSHF
Sport

FIFA gjobit Federatën për ndeshjen ndaj Anglisë, reagon FSHF

3 Dhjetor, 2025 5:59 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Konflikti Rusi-Ukrainë/ Cilat janë pikat problematike territoriale?

3 Dhjetor, 2025 4:56 pm
Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë
Aktualitet

Shqyrtimi i ankimimit të pezullimit të Ballukut në Kushtetuese, shtyhet seanca

3 Dhjetor, 2025 4:47 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Kryesore

Rama rendit punët e bllokuara për shkak të pezullimit nga detyra të Ballukut

3 Dhjetor, 2025 4:07 pm
Deputetët e PD tërhiqen nga mbështetja për Endri Shabanin dhe kandidatët e tjerë
Kryesore

Deputetët e PD tërhiqen nga mbështetja për Endri Shabanin dhe kandidatët e tjerë

3 Dhjetor, 2025 4:02 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Negociatat/ Putini pranoi disa propozime amerikane për Ukrainën: Vazhdojnë bisedimet

3 Dhjetor, 2025 3:57 pm
Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente
Bota

Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente

3 Dhjetor, 2025 2:49 pm
Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Kronikë

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

3 Dhjetor, 2025 2:33 pm
PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
Kryesore

PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

3 Dhjetor, 2025 2:21 pm
Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut
Sport

Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut

3 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Para
Kufizimet në udhëtim, Mali i Zi përjashton Shqipërinë dhe vendet e rajonit

Kufizimet në udhëtim, Mali i Zi përjashton Shqipërinë dhe vendet e rajonit

Drejtori i Rinasit: Kur pritet të nisin fluturimet me vendet e BE

Udhëtoni drejt Italisë apo Greqisë? TIA: Masat për secilin vend

Këtë verë më shumë turistë në Shqipëri

Këtë verë më shumë turistë në Shqipëri
















TE FUNDIT

FIFA gjobit Federatën për ndeshjen ndaj Anglisë, reagon FSHF

FIFA gjobit Federatën për ndeshjen ndaj Anglisë, reagon FSHF
3 Dhjetor, 2025

Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me 2250 franga për hedhjen e sendeve në ndeshjen me Anglinë. FSHF ka publikuar...

Lexo më shumë

Konflikti Rusi-Ukrainë/ Cilat janë pikat problematike territoriale?

Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
3 Dhjetor, 2025

Çështja e territorit mbetet në qendër të negociatave për Ukrainën dhe Rusinë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se “çështja territoriale...

Lexo më shumë

Shqyrtimi i ankimimit të pezullimit të Ballukut në Kushtetuese, shtyhet seanca

Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë
3 Dhjetor, 2025

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar këtë të mërkurë se shqyrtimi paraprak i çështjes me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, i...

Lexo më shumë

Rama rendit punët e bllokuara për shkak të pezullimit nga detyra të Ballukut

Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
3 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, masë sigurie e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com