Bota

Ishin nisur drejt Italisë/ Anija me 37 emigrantë fundoset, humbin jetën 11 persona



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:34 - 11/09/22 |
Opi Nion

Të paktën 11 persona mendohet se kanë vdekur, ndërsa 12 të tjerë janë ende të zhdukur, pasi një anije u mbyt në brigjet e Tunizisë.

BBC shkruan se roja bregdetare e Tunizisë shpëtoi 14 persona pasi anija, e cila po transportonte 37 emigrantë në Itali, u fundos të martën. Pesë trupa të tjerë të pajetë u gjetën mbrëmjen e së shtunës, thotë agjencia shtetërore e lajmeve TAP, duke e çuar numrin e të vdekurve në 11.

Më shumë se 1000 emigrantë mendohet se kanë vdekur këtë vit duke u përpjekur të kalonin Mesdheun qendror. Shifrat janë nga agjencia e OKB-së, Instituti i Migracionit. Nga 1033 emigrantë të klasifikuar si të vdekur ose të zhdukur, 960 mendohet se janë mbytur.

Anija tuniziane u nis nga rajoni Sfax, dhe u fundos rreth 40 milje më tej në bregun afër Chebba, Mahdia. Vija bregdetare rreth Sfax është bërë një pikë kryesore nisjeje për njerëzit që përpiqen të kalojnë Mesdheun me shpresën për të arritur në Evropë.

Ishulli italian i Lampedusa shtrihet midis bregut lindor të Tunizisë dhe Siçilisë dhe shpesh është një destinacion për ata që përpiqen të arrijnë Evropën nga Afrika e Veriut.

Sipas agjencisë kufitare të BE-së, Frontex, ka pasur 52,000 hyrje të paligjshme përmes rrugës qendrore të Mesdheut midis janarit dhe gushtit të këtij viti, me emigrantë kryesisht nga Tunizia, Egjipti dhe Bangladeshi./Opinion.al

Pas