“Isha gati ta godisja me mikrofon”, gazetarja: Polici tentoi të hidhte operatorin në ujë

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë gazetarja e kronikës së zezë Anduena Llabani, e cila tregoi për një nga episodet e saj gjatë raportimit të tragjedisë së 9 janarit, në vitin 2004, ku 28 shqiptarë u mbytën në ujërat e detit Jon.

Asaj iu desh të përballej me një rast, ku një polic tentoi të hidhte operatorin bashkë me kamerën në ujë.

Anduena Llabani: Më kujtohet që në vitin 2004, kur unë mbuloja tragjedinë e 9 janarit, mua mu desh që të futem në kala me gjithë operatorin. Hyra fshehurazi. U futa në një ambulancë e cila do merrte trupat e mbijetuar nga skafet, që vinin në kalatën e portit të Vlorës.

Ndërkohë që i thosha operatorit xhiro momentet kur do vinin dhe do dilnin të mbijetuarit që ishin vetëm të veshur me një mushama të kuqe, për shkak se i kishin ngjitur rrobat në trup edhe, pjesa më madhe ishin të zhveshur, po flas për 9 janarin, ishte dhe ftohtë. Njëri nga policët, i cili ishte aty për të ruajtur mbarëvajtjen e këtij procesi, shkoi tek operatori dhe gati e hodhi nga kalata, për ta hedhur në ujë bashkë me kamerën.

Atë moment unë pata një kapërcim të gjendjes time normale, të një raportimi normal, dhe bashkë me mikrofonin shkova dhe e kapa policin dhe isha gati ta godisja me mikrofon që ai të lëshonte operatorin dhe kamerën.

Një gjest, i cili, unë e mësova pas 4 ditësh, ishte vlerësuar nga ata që mua më drejtonin, për të mbrojtur atë që ti bëje. Riskova dhe jetën, domethënë krijova një situatë të tillë vetëm e vetëm që ti të mbroje atë gjënë që për ty është fjala, goja, shpirti dhe gjithçka. /tvklan.al









Ju sugjerojmë

Para
















TE FUNDIT