Aktualitet

Ish-zyrtari i FBI ortak i një studio avokatie në Tiranë, bleu për 1 $ 25% të aksioneve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:02 - 25/01/23 |
Opi Nion

Të tjera detaje po dalin në dritë lidhur me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, i arrestuar në SHBA edhe për lidhjet me Shqipërinë.

Sipas të dhënave të “Open Data”, rezulton se në vendin tonë Charles McGonigal ishte administrator dhe ortak i një studio avokatie, të themeluar në 10 korrik 2007 dhe  të zotëruar nga Shefqet Dizdari. Kjo shoqëri ka patur si kapital themeltar 8 milion lekësh, ose rreth 80 mijë dollarë me origjinë në Shqipëri dhe SHBA.

Në 21 shkurt të vitit 2019 Charles McGonigal, me anë të një kontrate shitje ka blerë për 1 dollar në Tiranë 25% të aksioneve të kompanisë LAËOFFICE & INVESTIGATION.

Bashkë me Charles McGonigal në të njëjtën ditë janë bërë aksionerë të kësaj studio avokatie po me 25% kundrejt çmimit prej 1 dollari amerikan, edhe shtetasit amerikanë Mark Thomas Rossini dhe Agron Neza.  Është pikërisht ky i fundit që në hetimin amerikan ndaj ish zyrtarit të FBI përmendet si personi që i ka dhënë 225 mijë dollarë McGonigal.

Ndërkohë në të njëtën ditë kur u nëshkrua kontrata e shitjes së aksioneve, Charles McGonigal u zgjodh administrator i kompanisë LAËOFFICE & INVESTIGATION, e cila ka për objekt të aktivitetit shërbimet e avokatisë dhe konsulencës juridike.

Por vetëm disa muaj pasi ish zyrtari i FBI u bë aksioner dhe administrator i kompanisë në Tiranë në 24 tetor 2019, me vendim te asamblese se ortakeve ai ka firmosur pezullimin e aktivitetit për një afat të pacaktuar.

Pas