Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-ve Mike Pence do të vizitojë të enjten Shqipërinë.
Sipas “News24”, lajmi është konfirmuar nga zyra e kryetarit te Grupit te PS, Taulant Balla.
Mësohet se Pence do të takohet me krerët më të lartë të politikës shqiptare.
Kujtojmë se ish-zyrtari i lartë ka qenë në Ballkan në vitin 2017 ku vizitoi Podgoricën, kohë kur ishte zëvendespresident.