Një ish-ushtarak britanik ka vendosur një rekord të ri botëror. Alpinisti nga Nepali ka ngjitur 14 malet më të larta të botës në vetëm 6 muaj e 6 ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 8 vitesh.
Nirmal Purjal e përfundoi garën në në majën e Shishapangma, në Kinë ndërsa tregoi se e nisi rrugëtimin e tij dhe përpjekjen për të vendosur një rekord të ri botëror, më 23 prill, kur ngjiti malin Annapurna në Nepal, i dhjeti më i lartë në botë.
Purjal, i cili ka shërbyer në regjimentin elitë të marinës mbretërore ka thyer dy rekordet e mëparshme individuale, një nga Jerzy Kukuczka në vitin 1987, i cili ngjiti 14 majat më të larta në botë për 7 vjet, 11 muaj e 14 ditë dhe atë të vitit 2013 vendosur koreano-jugori Kim Chang-ho me një muaj më pak, pra 7 vjet e 10 muaj e 14 ditë.
Purjal i shtohet gjithashtu listës së 40 alpinistëve që kanë arritur të ngjiten në 14 majat më të larta të botës./Opinion.al