TIRANE- Ish-të përndjekurit politik janë duke protestuar sot para sallës plenare të parlamentit, aty ku pritet të nisë seanca e së enjtes. Ata thanë se Edi Rama nuk e ka mbajtur premtimin edhe ashtu si Berisha i ka mashtruar. “Premtimi ka qenë se do të likujdohen të gjallët por kjo gjë ska ndodhur në dy vite të qeverisë Rama”, tha një prej protestuesve. Ndërkaq një tjetër ish- i përndjekur thotë se janë 160 vetë që skanë marrë këstin e radhës së dëmshpërblimit. Gjithashtu, ata vazhdojnë të kërkojnë hapjen e dosjeve të komunizmit. “Spartak Braho është në parlament dhe ne që vuajtëm burgjet e komunizmit poshtërohemi”, tha njeri prej tyre. Protesta e ish-të përndjekurve po zhvillohet në mënyrë paqësore dhe me simbolikën e hekurave në duart. Ata thanë se ky apel i drejtohet edhe Avokatit të Popullit dhe ambasadorit amerikan Donald Lu.