Italia dhe Suedia do të ndeshen në ndeshjen e dytë të grupit në Euro 2016-të, një sfidë delikate për fatet e dy ekipeve, që është ndezur nga deklaratat e bëra nga një lojtar, i cili e njeh e shumë mirë futbollin italian: Albin Ekdal. Mesfushori ka vënë në shënjestër Giorgio Chiellini-in, ish-shoku i tij i skuadrës tek Juventus: “Është një njeri i mrekullueshëm, por në fushë transformohet. Sillet si një derr, i pëlqen të bëjë skena dhe të ndikojë te gjykimi i arbitrave. Një sjellje klasike italiane, është një simulues”.