Ish-prokurori Peci: Pse e shpreh sot Rama që SPAK ka intimidime?

Ish-prokurori Eugen Beçi shprehet se Kryeministri Edi Rama në rubrikën ‘Sy m’Sy’ka thënë  shumë gjëra të vërteta lidhur me SPAK, mes të gjithave edhe që në këtë institucion ka intimidim të dëshmitarëve.


Beçi, në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, shprehet se në Prokuroinë e Posaçme ka 5 vjet që dëshmitarët intimidohen më shumë seç thotë Rama, por problemi i vetëm sipas tij është fakti pse Kryeministri ka reaguar tani pas 6 vitesh.

Eugen Beçi: Seriali ‘Sy m’Sy’ që ka kaq ditë që vazhdon në lidhje me SPAK-un ka thënë  shumë gjëra të vërteta. Ka thënë disa shkelje shumë të rënda procedurale të proceseve të rregullta ligjore, por logjika është këtu. Në rast se ti je personi që ke strukturuar një reformë dhe të bije në dështim struktura kryesore për shkak të mungesës së kontrollit dhe sot e paraqet te seriali jot dhe thua se kontrolloj dot, sepse se kam ndërtuar. Atëherë a do të tregojmë vërejtet që kemi për reformën. SPAK-un nuk e mbron dot as Edi Rama as Sali Berisha. SPAK-une  mbron Kushtetuta dhe ligji. Si qenka kjo dal unë dhe e mbroj?

Blendi Klosi: Në11 Maj ne do të marrim gjykim edhe për ktë që kemi bërë me drejtësinë e re. A janë të vërteta këto që thoni ju? Padyshim që ka nevojë të reformohet sistemi dhe ka nevojë për më mirë.

Eugen Beçi: Po problemi është pse sot. Pse sot kur njerëzit kanë 6 vjet që po kapen burgjeve dhe sot ti kujtohesh dhe thua që ka intimidim dëshmitarësh, po ti numëroj nga ana profesionale. Në Prokuroinë e Posaçme ka 5 vjet që dëshmitarët intimidohen më shumë seç thotë Rama. Ju bëhet presion?

Blendi Fevziu: Lejohet kjo?

Eugen Beçi: Nuk lejohet, absolutisht jo. Ka një marrëdhënie me kodin e procedurës dhe jo me presione.

Blendi Fevziu: Pse nuk regjistrohet marrja në pyetje?

Eugen Beçi: Sepse nuk është gjithmonë e domosdoshme dhe e pranueshme. Në këto kushte, nëse ti ke një mungesë totale besimi dhe tek Prokuroria e Posaçme dhe tek Gjykata e Posaçme atëherë nuk ke ndërtuar organe objektive dhe mund t’i regjistrosh. Procedurialisht Prokuroia e Posaçme regjistron deklarimet e një të penduari, personi problematik, por seriali “Sy m’Sy i kishte rënë në kokë të gjitha defekteve. Pyetja e vetme është pse pas pilafi sepse në Prokurorinë e Posaçme ka shpesh raste kur ka intimidim dëshmitarësh, sekuestrime telefonash në mënyrë të padrejtë, ka fillim procedimi pa vepër penale. Problemi i vetëm që lind është pse është thënë sot. Pse duhet të lëmë ne njerëzit që të shkojnë në Strasburg.



Ju sugjerojmë














TE FUNDIT