Rajoni

Ish-presidenti Thaçi feston sot ditëlindjen në paraburgimin e Hagës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:58 - 24/04/21 |
Opi Nion

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, feston ditën e sotme  ditëlindjen e 53-të.

Por ndryshe nga herët e tjera ky përvjetor Thaçin e gjen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë teksa është at që prej nëntorit të vitit të kaluar.

I vetmi mik i afërm që do të këtë mundësi ta urojë për këtë ditë të veçantë nga afër, do të jetë ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, i cili po mbahet bashkë me të në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Kujtojmë se Thaçi po mbahet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit të kaluar.

Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999./Opinion.al

Pas