Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev thotë se Rusisë nuk i ka mbetur asnjë alternativë veçse të “eliminojë” Volodymyr Zelensky dhe “klikën” e tij pas sulmit të supozuar me dron në Kremlin.
Në një postim në Telegram, ish-presidenti rus – i cili është gjithashtu është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë – i bëri jehonë pretendimeve të Moskës se incidenti ishte një akt “terrorist”.
Moska thotë se Kievi ishte i përfshirë në incident, por nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimin e saj.
Ndërkaq, Zelensky ka mohuar përfshirjen e Ukrainës në sulmin e supozuar.