Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish Presidenti Nishani e ka sot një ditë të rëndësishme, ja për çfarë bëhet fjalë

2017/09/29 at 1:47 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish Presidenti Nishani e ka sot një ditë të rëndësishme, ja për çfarë bëhet fjalë

Ish Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka sot ditëlindjen. Nishani duket se e ka kaluar gjysmën e shekullit, për të hyrë tek të 51-tat.

Nishani u lind më 29 shtator 1966 në qytetin e Durrësit, njihet në publik për një qetësi dhe maturi. Asnjëherë se kemi parë Bujar Nishanin teksa bërtet e shan nëpër foltore, kjo është ajo që e dallon nga politikanë të tjerë. Jetën e tij familjare dhe personale e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike. Bujar Nishani është i martuar me  Odeta Nishanin dhe kanë dy fëmijë, Ersin dhe Fionan.

Pas ikjes nga Presidenca, Rama deklaroi se qeveria shqiptare i ka mundësuar ish presidentit një zyrë, ashtu siç ka bërë edhe me presidentët e tjerë të mëparshëm. Ndaj tani Nishani po e vazhdon jetën e tij si një personazh i lirë publik politikë.

Pak ka publikuar dhe folur për jetën e tij familjare Nishani, me shumë seriozitet dhe pa asnjë “skandal mediatik” karakterizohet ajo. Një histori tepër interesante tregoi Nishani pak muaj më parë, kur ende nuk e kishte lënë presidencën, për një ngjarje të ndodhur në familjen e tij.

“…por do ju them në mënyrë shumë të sinqertë që ka dhe mjaft, kufizime, limitime në aspektin e jetës personale privatë, atë familjare. Unë mund të them Dritan që personalisht, ndoshta ka të bëjë dhe me natyrën e njeriut që nuk është se i kam përjetuar kufizimet. Për sa kohë i jam angazhuar tërësisht angazhimit zyrtarë, por t’ju them të drejtën fëmija ime e ka përjetuar në një farë mënyre e sidomos fëmijët.

Meqë jemi në një bisedë të tillë më lejoni të tregoj mes jush, një copë interesante nga jeta: Para dy apo tre vjetësh isha në funksionin e Presidentit të Republikës, djali në atë kohë ishte 18 vjeç. Kuptohet një adoleshent 18 vjeçar, moda e facebook-ut dhe afishon në FB një fotografi që ishte në aeroportin e Venës me një makinë BMË që ishte e një shokut të tij , (e një shqiptari të emigruar në Vjenë në vitin 90, nga familja Libohova), që e priste në aeroport, dhe menjëherë pati disa sulme mediatike. “Ç’është kjo makinë”, “Djali i Presidentit me një makinë kaq të shtrenjtë”, “Ku i gjejnë këto para?”.

Unë me thënë të drejtën nuk u shqetësova shumë sepse e kisha parasysh se si janë artikulimet e sotme, ime shoqe u shqetësua dhe i tha: Ç’është kjo makinë, nuk është e jotja, pse e ke postuar? Dhe pati një debat familjar. Djali e hoqi menjëherë dhe e pamë që u trishtua nga mënyra sesi ne ju adresuam. Pas disa orësh e kontaktuam përsëri për t’i hequr atë traumë sociale që i krijuam nga ai komunikim i tensionuar dhe ime shoqe i thotë: Dëgjo Ersi.

Kur babi mos të jetë më President, ti mund të postosh fotografi me shokët, me shoqet e tua në FB, por tani duhet të jemi pak të kujdesshëm. Dhe përgjigjja e tij ishte (se gjithë morali i fabulës që tregova është përgjigja e tij që dha në fund): Kur babi mos të jetë më President, nuk do jem më unë 18 vjeç. Kështu që familja ka pasur ato përjetimet e veta”, – u shpreh Nishani. /Opinion.al

Etiketa: bujar nishanifamiljajeta personale

Ju sugjerojmë

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t
Bota

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t

15 Gusht, 2025 10:53 pm
Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?
Bota

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?

15 Gusht, 2025 10:41 pm
Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve
Rajoni

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve

15 Gusht, 2025 10:23 pm
Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit
Bota

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit

15 Gusht, 2025 10:06 pm
“A do të pranoni një armëpushim?”, Putin hesht para pyetjes së gazetarëve
Bota

“A do të pranoni një armëpushim?”, Putin hesht para pyetjes së gazetarëve

15 Gusht, 2025 9:55 pm
Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-të
Rajoni

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-të

15 Gusht, 2025 9:42 pm
Donald Trump e Vladimir Putin takohen në Anchorage
Bota

Donald Trump e Vladimir Putin takohen në Anchorage

15 Gusht, 2025 9:21 pm
Presidenti rus Vladimir Putin mbërrin në Alaska
Bota

Presidenti rus Vladimir Putin mbërrin në Alaska

15 Gusht, 2025 9:08 pm
Mbërrin në Alaska presidenti amerikan, Donald Trump
Bota

Mbërrin në Alaska presidenti amerikan, Donald Trump

15 Gusht, 2025 8:48 pm
Trump flet para takimit me Putin: Nuk do të jem i lumtur nëse s’ka armëpushim
Bota

Trump flet para takimit me Putin: Nuk do të jem i lumtur nëse s’ka armëpushim

15 Gusht, 2025 8:31 pm
Para
Video/ Rama ofendon agjentët doganorë: Do i spastrojmë brenda 100 ditëve ata zhabulanë

Video/ Rama ofendon agjentët doganorë: Do i spastrojmë brenda 100 ditëve ata zhabulanë

Rama paralajmëron mbylljen e agjencive doganore, por çfarë parashikon ligji?

Rama paralajmëron mbylljen e agjencive doganore, por çfarë parashikon ligji?

Pas fjalimit të tij të gjatë, Rama s’ka durim të dëgjoj ministren; ja thotë troç …

Pas fjalimit të tij të gjatë, Rama s’ka durim të dëgjoj ministren; ja thotë troç ...

TE FUNDIT

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t
15 Gusht, 2025

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se kërkesa “numër një” e Ukrainës në samitin e Alaskës është që Rusia të bjerë dakord...

Lexo më shumë

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?
15 Gusht, 2025

Në takimin midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin , i cili fillimisht ishte menduar të ishte...

Lexo më shumë

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve
15 Gusht, 2025

Prokuroria Speciale e Kosovës dorëzoi në Gjykatën e Prishtinës një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me...

Lexo më shumë

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit
15 Gusht, 2025

Këto janë pamjet e para nga takimi në Alaska mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. Pasi u takuan në aeroport...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com