Bota

Ish-presidenti i Realit vdiq nga COVID-19, i biri: Nuk po gjejmë kufomën


               Publikuar në : 18:29 - 27/03/20 |
Opi Nion

“Nuk e di ku ndodhet kufoma e babait tim dhe nuk mund të vijojmë me djegien e trupit”. Kështu është shprehur në media djali i ish-presidentit të famshëm të realit të Madrditit, Lorenzo Sanz, i cili ndërroi jetë më 21 Mars pasi ishte prekur nga koronavirus.

Në programin “Salvame” në kanalin TeleCinco ai u shpreh: “Nuk e gjej më trupin e babait, kanë humbur gjurmët e kufomës së tij”.

 

Në fillim ideja kishte qenë që Sanz të digjej më 24 Mars, por më pas ceremonia ishte shtyrë për shkak të kolapsit të institucioneve funerale madrilene, si pasojë e numrit të lartë të vdekjeve nga pandemia. Djegia duhet të ndodhte në varrezën “San Isidro”, por duke parë pamundësinë për të proceduar atje, trupi thuhej se ishte çuar në varrezën “Escorial”, disa kilometra nga Madridi.

Por sot, djali i ish-presidentit të njohur të klubit spanjoll ka njoftuar se kufoma e të atit nuk ka mbërritur kurrë në atë varrezë dhe se familja tashmë nuk e di se ku ndodhet. Ai bën apel që mbi këtë rast të zbulohet e vërteta./ Opinion.al

 

 

 

Pas