Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-partnerja akuzon Taulantin: Në spital nuk vinte për vajzën, por të gjente dashnore

2023/04/30 at 9:15 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-partnerja akuzon Taulantin: Në spital nuk vinte për vajzën, por të gjente dashnore

Kozeta Dervishaj është ish-partnerja e Taulantit e cila është përmendur disa herë gjatë seancës së “Shihemi në Gjyq”. Në pjesën e dytë të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo u lidh me anë të telefonit me programit për të dhënë versionin e saj të historisë.

Kozeta sqaron se vajza e tyre 2-vjeçare e cila ka ardhur prej bashkëjetesës për 6 vite me Taulantin vuan nga epilepsia. Eni Çobani i kujton se në vendimin e gjykatës ajo ka përfituar kujdestarinë, por gjithashtu në të njëjtin vendim i është dhënë e drejta për të marrë vajzën në Greqi.

Kjo duhej të ishte realizuar në një tjetër seancë gjyqësore, por sipas Kozetës ishte e detyruar për ta bërë këtë sepse vajza kishte nevojë urgjente për kurim.

Kozeta: Ai e dinte shumë mirë dhe ia kisha thënë që e çojmë vajzën bashkë jashtë për kurim, më thoshte “jo s’dua, jo s’dua” dhe prandaj më detyroi që unë ta çoja në gjyq që të merrja kujdestarinë e çupës dhe ta kuroj çupën jashtë. Unë s’do pres atë, s’jam pengu atij! Nuk jam pengu yt! A more dashnore ti ore? S’u kujdese fare për çupën 6 muaj!

Taulant: S’po flasim për jetën time personale.

Kozeta: Kur është lidhur me atë gocën, i humbi kontaktet fare për 6 muaj, vetëm unë e merrja në telefon dhe i thosha merre çupën, merre çupën.

Taulant: Mesazhet dhe bisedat i ke të gjitha.

Kozeta: E kam vendim gjykate!

Sapo përmendet pensioni prej 15000 Lekësh i caktuar nga gjykata, të cilin Taulanti nuk ka mundësi ta paguajë, Kozeta ngre disa akuza të forta ndaj ish-bashkëjetuesit të lidhura me kohën kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e dytë.

Kozeta: Të paguajë, tëmthi t’i dalë aty mu në vend! Të paguajë për çupën që s’u kujdes fare, më la shtatzënë aty, më dhunonte dhe pastaj më thoshte dhe kam marrë të ëmën e tij, për kokë të kësaj vajze që kam në jetë sot, kam marrë të ëmën e tij në telefon, i kam thënë thuaji Taulantit po më bie hemorragji. Vdekshin që të dy, më thoshin, edhe ti edhe fëmija!

Taulant: Kush ta tha këtë ty?

Kozeta: Jot ëmë ma tha edhe ti bashkë, ke qenë në gjumë!

Kozeta sqaron se aborti i fëmijës së dytë ishte spontan. Gjithashtu ajo akuzon Taulantin se gjatë vizitave në spital për vajzën, kërkonte një partnere të re.

Kozeta: Unë e dija se vinte për gocën, i thoshte shoqes së dhomës, “ke ndonjë motër ti të ma bësh mua grua?”

Taulant: Moj ti po ul veten tënde këtu, moj ti qenke pa logjikë fare!

Kozeta: Ik nga spitali të thashë, kujtova se erdhe për çupën, të gjesh ti dashnore këtu në spital?

Taulant: Po ti qenke bërë për kemp!

Kozeta: Mashtrues!/ VOA

Ju sugjerojmë

Vazhdon kriza mes çiftit presidencial francez, Brigitte “injoron” Macronin në Londër
Bota

Vazhdon kriza mes çiftit presidencial francez, Brigitte “injoron” Macronin në Londër

8 Korrik, 2025 7:08 pm
Maliq/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, lëndohet shoferi
Aktualitet

Maliq/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, lëndohet shoferi

8 Korrik, 2025 6:54 pm
Rama në Bashkinë e Durrësit, përfundon takimi për lirimin e hapësirave publike
Kryesore

Rama në Bashkinë e Durrësit, përfundon takimi për lirimin e hapësirave publike

8 Korrik, 2025 6:40 pm
11 Maj,Salianji:Në Shqipëri nuk ka zgjedhje!PD duhet të gjejë zgjidhje të largojë..
Politikë

11 Maj,Salianji:Në Shqipëri nuk ka zgjedhje!PD duhet të gjejë zgjidhje të largojë..

8 Korrik, 2025 6:27 pm
A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet ish-deputeti Ervin Salianji
Politikë

A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet ish-deputeti Ervin Salianji

8 Korrik, 2025 6:18 pm
Konferenca e parë pas fitimit të lirisë, Salianji: Bëra burg për arsye politike!
Kryesore

Konferenca e parë pas fitimit të lirisë, Salianji: Bëra burg për arsye politike!

8 Korrik, 2025 6:03 pm
Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët
Kryesore

Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët

8 Korrik, 2025 5:52 pm
Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës
Kryesore

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës

8 Korrik, 2025 5:43 pm
Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…
Aktualitet

Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…

8 Korrik, 2025 5:35 pm
Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave
Bota

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave

8 Korrik, 2025 5:27 pm
Para
Dy aksidente brenda pak minutash në Tiranë, makina përplas 5-vjeçarin

Aksident në Fushë-Mamurras, makina përplas një fëmijë

Sulm me armë në Ekuador, vriten 10 persona

Sulm me armë në Ekuador, vriten 10 persona

Horoskopi për ditën e sotme, 14 mars 2021

Horoskopi për sot, 1 maj 2023

TE FUNDIT

Vazhdon kriza mes çiftit presidencial francez, Brigitte “injoron” Macronin në Londër

Vazhdon kriza mes çiftit presidencial francez, Brigitte “injoron” Macronin në Londër
8 Korrik, 2025

'Momentet e pakëndëshme' në publik të çiftit presidencial francez duket se nuk kanë të ndalur. Ditën e sotme, gjatë mbërritjes...

Lexo më shumë

Maliq/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, lëndohet shoferi

Maliq/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, lëndohet shoferi
8 Korrik, 2025

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në periferi të qytetit të Maliqit, ku një automjet ka dalë nga...

Lexo më shumë

Rama në Bashkinë e Durrësit, përfundon takimi për lirimin e hapësirave publike

Rama në Bashkinë e Durrësit, përfundon takimi për lirimin e hapësirave publike
8 Korrik, 2025

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim në Bashkinë e Durrësit. Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe...

Lexo më shumë

11 Maj,Salianji:Në Shqipëri nuk ka zgjedhje!PD duhet të gjejë zgjidhje të largojë..

11 Maj,Salianji:Në Shqipëri nuk ka zgjedhje!PD duhet të gjejë zgjidhje të largojë..
8 Korrik, 2025

Në konferecën e parë për mediat pas fitimit të lirisë me kusht, ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji u ndal ndër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com