Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish nusja e Shkëlzen Berishës po organizon dasmën mbretërore…

2016/07/29 at 2:10 AM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ish nusja e Shkëlzen Berishës po organizon dasmën mbretërore…

Në një intervistë ekskluzive për lajmi.net Elia Zaharia dhe Princ Leksa, ata flasin për detajet e dasmës, për dashurinë që kanë për Kosovën, për integrimin e të gjitha trojeve në të gjitha mënyrat në këtë dasmë, dhe tregojnë edhe më shumë.


Ishin në Prishtinë, për punë, në ditën kur pranuan të flasin, por të thjeshtë dhe shumë të dashur, treguan shumëçka që nuk është ditur deri tash.

Teksa Zaharia shpjegon disa nga punët që po bëjnë, kur e pyetëm se si i kanë ndarë punët, ajo qesh dhe thotë: “I kemi ndarë mirë, i bëjë unë të gjitha! Në fakt, përveç shakasë, jemi me fat pasi kemi pranë nesh miq dhe dashamirës të cilët po na ndihmojnë dhe përkrahin në çdo hap të këtij organizimi. Gjithashtu profesionistët që janë bërë partnerët tanë në këtë dasmë po vendosin të gjithë energjinë dhe dashurinë e tyre”.

U takuan në Teatër Park Kame, shoqëria e tyre zgjati dy muaj dhe u fillua një lidhje, që do kurorëzohet në ditëlindjen e Mbretit Zog.

“8 tetori është ditëlindja e mbretit Zog I. Kjo datë historike mbledh çdo vit familjarë dhe dashamirës që e kujtojnë dhe e nderojnë. Ndaj ne menduam që pikërisht në ditën e lindjes së tij, të kurorëzojmë lidhjen tonë”, thotë Princ Leka për lajmi.net

Zaharia që jeton në Pallatin Mbretëror që nga vitit 2010, tregon se aty ka edhe tetë qen që i duan shumë, që të dy, dhe kur e pyesim për atë ditë, ajo shpjegon që ditën e dasmës do të jenë të shtrënguar t’i largojnë nga Pallati.

“Janë antistresi më i madh i imi, por nuk mund të jenë aty atë ditë, nuk do të ishte praktike as për qenushët e as për të ftuarit. Ata na mbushin me dashuri, kujdesemi të gjithë për ta. Por gjithashtu ata kanë rregullat e veta strikte, si përshembull nuk mund të futen brenda në shtëpi. Por ndonjëherë kur nuk jam aty, Princi i shkel këto rregulla”, thotë Elia Zaharia.

Dasma që do të jetë e organizuar gjatë një dite të plotë, do të ketë të ftuar shumë miq. Kaligrafia e secilit prej emrave të të ftuarve do të shkruhet në ftesa nga piktor-grafist-kaligraf Avni Delvina, nipi i ish – ministrit të Drejtësisë, Hiqmet Delvina, njeriu që dikur firmosi martesën e monarkut Zog dhe Geraldinës.

E gjithë dita do të jetë dasmë e vazhdueshme. Në mëngjes do të bëhet ajo që ndodh rrallëkund, por për këtë mbretëri është traditë, bekimin do e japin klerikët e të gjitha feve në Shqipëri.

“Ne do të martohemi me një ceremoni civile, e cila do mbahet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj. Emrat e dëshmitarëve është ende herët për t’i zbuluar. Klerikët do të përcaktohen nga qendrat përkatëse. Ne do të ftojmë të bekojnë këtë kurorëzim me një lutje secilën nga fetë zyrtare të Shqipërisë. Çfarë ka rëndësi është mesazhi i tolerancës dhe harmonisë fetare, që përbën një virtyt të çmuar në kulturën tonë”, thotë Princ Leka për lajmi.net

Nga familjet mbretërore të pranishëm pritet të jenë ata me të cilët shqiptarët kanë miqësi dhe lidhje të kamotshme.

Nuk është vendosur ende për muzikën dhe kush e si, por e sigurt është që do të ketë momente tradicionale, këngë të vjetra qytetare e shumëçka tjetër. Mirëpo, Princeshës që dikur ishte pjesë e grupit muzikor “Spirit Voice”, protokolli nuk ia lejon të këndojë ndonjë këngë në dasmën e saj.

Mësohet se ajo nuk do të ndryshojë as edhe pamjen e saj, qoftë me ngjyrë flokësh apo ngjashëm. E normalisht, veshja e Princit do të jetë varësisht nga ngjarja, tjetër në kurorëzim e tjetër në eventet e tjera.

Kosova në dasmën mbretërore

Prodhime vendore do shërbehen në këtë dasmë, e po punojnë që të ketë edhe nga Kosova. Por jo vetëm kaq. Nusja do të ketë një nga shoqërueset nga Kosova, ndërsa në pjesën ku do performohen valle të të gjitha trojeve shqiptare, do të ketë patjetër edhe vallen e Rugovës.

“Fustani i dasmës do të jetë i punuar nga një stiliste kosovare. Mund të ketë disa fustane, por mbetet për tu parë”, thotë Elia Zaharia.

“Ne kemi miq shumë të afërt në Kosovë të cilët shpresoj do jenë pranë nesh në ditën tonë të veçantë. Është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e familjeve që kanë kontribuar në historinë e lirisë së Kosovës. Gjithashtu ne do të respektojmë institucionet kryesore të vendit”, shpjegon Leka.

Muaji i mjaltit

Me punët e shumta që kanë që disa muaj, sikur ende nuk kanë vendosur se ku do kalojnë muajin e mjaltit, por del që nusja do të jetë ajo që do e merr vendimin përfundimtar.

Përderisa Princ Leka shpjegon se kanë disa ide, thotë se dëshirë ka të jetë një vend i ngrohtë. E Princesha tregon për vendin, por ia ka frikën udhëtimeve të gjata.

“Një nga dëshirat është edhe Afrika e Jugut, atje ku Princi ka lindur dhe është rritur. Unë nuk e kam vizituar kurrë dhe kam dëshirë të më prezantojë me vendin ku Princi ka lindur dhe është rritur. Por kam pak problem me avionët dhe udhëtimet e largëta, kështu që do e mendojmë gjatë se sa larg do shkojme”, thotë Elia Zaharia.

Të dy kanë marre një mision. Të gjitha mediat ndërkombëtare që po shprehin interesim për këtë dasmë, ata po i shëtisin personalisht, pasi duan që t’ua prezantojnë Shqipërinë sa më të plotë, duke i dërguar për reportazhe nëpër shumë krahina të vendit.

Princ Leka dhe Elia Zaharia nuk do të bëjnë një dasmë tradicionale shqiptare në mënyrën e ndërtimit. Ata do të ftojnë miqtë dhe familjarët e tyre, si edhe shumë të huajt ndërkombëtarë, ndaj kjo dasmë do të zhvillohet sipas një protokolli të caktuar.

Mikja e Elias, Sadije Berisha po ndihmon rreth dasmës, protokollit dhe gjithçka tjetër, madje edhe kompania e dekorit është përzgjedhur nga konsulentët suedezë që kanë ardhur në Shqipëri pikërisht për këtë punë që prej një muaji.

Pastaj janë një grup francez që po merren me anën mediatike, me atë protokollare etj

Etiketa: dasmeelia zahariasadije berisha


Ju sugjerojmë

Trump vendos tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës, mjekët mund të përjashtohen
Bota

Trump vendos tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës, mjekët mund të përjashtohen

23 Shtator, 2025 12:56 pm
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Sherr me thika mes dy infermierëve në spital, plagoset njëri prej tyre

23 Shtator, 2025 12:26 pm
Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza
Bota

Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza

23 Shtator, 2025 12:12 pm
Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…

23 Shtator, 2025 12:04 pm
Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur
Bota

Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur

23 Shtator, 2025 11:16 am
Protestë e dhunshme, 10 të arrestuar dhe 60 policë të lënduar në Milano
Bota

Protestë e dhunshme, 10 të arrestuar dhe 60 policë të lënduar në Milano

23 Shtator, 2025 11:10 am
Britania propozon ndalimin e qëndrimit të përhershëm për emigrantët
Bota

Britania propozon ndalimin e qëndrimit të përhershëm për emigrantët

23 Shtator, 2025 10:41 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kryesore

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt,Këshilli Bashkiak i Tiranës shqyrton kërkesën e PS

23 Shtator, 2025 9:41 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Në burg prej 5 vjetësh, ndërron jetë në QSUT 33-vjeçarja

23 Shtator, 2025 9:39 am
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Përplasen dy makina, humb jetën një person në Shijak

23 Shtator, 2025 8:14 am
Para
Vrasja e 4-fishtë në Qipro, autori Aleks Burreli është eliminuar

Vrasja e 4-fishtë në Qipro, autori Aleks Burreli është eliminuar

Video/ Djali i talentuar nga Vlora krijon një kompjuter me…

Video/ Djali i talentuar nga Vlora krijon një kompjuter me...

Kjo kompani ju rikthen qenin e ngordhur për 100 mijë dollarë

Kjo kompani ju rikthen qenin e ngordhur për 100 mijë dollarë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump vendos tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës, mjekët mund të përjashtohen

Trump vendos tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës, mjekët mund të përjashtohen
23 Shtator, 2025

Mjekët mund të përjashtohen nga tarifat për të marrë viza pune në Shtetet e Bashkuara, raportoi Bloomberg të hënën. Shtëpia e...

Lexo më shumë

Sherr me thika mes dy infermierëve në spital, plagoset njëri prej tyre

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
23 Shtator, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambientet e një spitali shtetëror në Tiranë. Policia bën me dije se gjatë...

Lexo më shumë

Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza

Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza
23 Shtator, 2025

Izraeli ka kryer një tjetër sulm ajror ndaj një kampi refugjatësh në Gaza, në të njëjtën kohë kur në Nju...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…
23 Shtator, 2025

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak, Dorian Teliti, tha se vendimi i Partisë Socialiste për të mos lejuar praninë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com