Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-negociatori: Pse Serbia nuk është e detyruar të njohë Kosovën

2017/02/18 at 10:47 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-negociatori: Pse Serbia nuk është e detyruar të njohë Kosovën

Flet ish-ndërmjetësuesi i bisedimeve në Bruksel, Robert Cooper. Katër vite pas arritjes së marrëveshjeve, nuk po arrihet zbatimi i tyre në terren. Njohja e Kosovës varet nga serbët, për Bashkimin Europian me rëndësi është të themelohen marrëdhënie cilësore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Robert Cooper një diplomat i pensionuar britanik, i cili kishte ndërmjetësuar dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel në kohën e Përfaqësueses së Lartë të BE’së Catherine Ashton, mendon se varet nga vetë serbët çështja e njohjes së Kosovës.

Sipas tij, serbët dhe shqiptarët kanë përfituar nga dialogu, megjithatë kritikon zbatimin e marrëveshjeve në terren. Sa i përket veriut të Kosovës, ai vlerëson se serbët atje kanë kompetenca të gjera dhe të mjaftueshme për t’u ndier të sigurtë dhe për të funksionuar mirë si komunitet.

“Çështja e njohjes së Pavarësisë së Kosovës është diçka që duhet të vendosin vetë serbët. Unë nuk jam në krye të BE’së, dhe unë nuk mundem të gjykoj, por me rëndësi është që marrëdhëniet midis Prishtinës dhe Beogradit të jenë cilësore dhe funksionale”, ka thënë Cooper.

Ai për veriun e Kosovës, mendon se është pjesë e rëndësishme e marrëveshjes që parashikon kompetencat shtesë për serbët.

“Kjo vlen sa i përket emërimeve në gjyqësorin, policinë e tjerë për të siguruar që në rastet kur persona të nacionalitetit serb ndjekjen nga sistemi i drejtësisë të gjykohen profesionalisht nga vetë serbët. Kjo është kompetencë e rëndësishme, për komunitetin serb atje”, thotë Cooper.

Ish-diplomati britanik me detyra në BE më tej vlerëson se Qeveria e Serbisë, e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiç, ka arritur më shumë se ajo e kaluara e Boris Tadic.

“Kjo mund të tingëllojë ashpër, por administrata e presidentit Tadiç ka qenë gjithmonë shumë e vështirë për të negociuar. Tadiç ishte në dijeni se ai kishte armiq në mes të djathtëve në mesin e nacionalistëve, dhe gjithmonë ka qenë i frikësuar se ata sulmojnë atë për çdo lëvizje, sa i përket vendimeve për Kosovën. Prandaj, në një mënyrë, një koalicion i Vuçiç dhe Daçiç ishte partner më ideal për negociata, dhe arritje të suksesit në dialog”, vlerëson diplomati i pensionuar Cooper.

Me këtë, britaniku bënë me dije edhe një fakt që ‘Diplomacia Europiane’ preferon një koalicion Vucic-Dacic në Serbi, në zgjedhjet e ardhshme në prill, se sa një konglomerat të opozitës, i cili predikon se është pro-perendimor dhe pro-integrimit të Serbisë në BE.

Cooper, po ashtu bën të nënkuptohet se stabiliteti dhe fuqia politike është e rëndësishme në zbatimin e marrëveshjeve, dhe vlerësohet në Bruksel më shumë se retorika, si për Prishtinën ashtu edhe për Beogradin./Metro

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Xhensila dhe Besi së shpejti një fëmijë? 

Kida zbulon një sekret të çiftit Besi - Xhensila

Foto/ Rike Roci publikon foto nudo në dush

Rike Roçi zbulon dietën personale: Ja si po qendroj në formë dhe seksi

Prapaskena/ Ja kush janë fotografët e ‘pjeshkave’ në Instagram

Prapaskena/ Ja kush janë fotografët e 'pjeshkave' në Instagram

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com