Kronikë

Ish-ministri Saimir Tahiri paraqitet në GJKKO, rinis përballjen me drejtësinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:21 - 17/01/22 |
Opi Nion

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sot pritet të nisë edhe seanca gjyqësore ndaj Tahirit, pas dy herë shtyerje. Ai u paraqit i shoqëruar me avokatin e tij, Maks Haxhia.

GJKKO riktheu për rishqyrtim dosjen e ish-ministrit Tahiri, pasi konstatoi parregullsi në proces.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu në shënjestër të drejtësisë në vitin 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal për trafik droge që drejtohej nga Habilajt, këto të fundit janë të afërt të Tahirit.

Në 2019 Tahiri u akuzua për “Shpërdorim detyre” dhe u dënua me 5 vite burg, që iu konvertua në 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar./Opinion.al

Pas