Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur sot në ambientet e SPAK.
Para mediave ish-ministri tha se oficeri i BKH i ka konfirmuar që të martën e ardhshme do t’i kthejnë hard diskun e kompjuterit që i kanë sekuestruar gjatë kontrolleve në banesën e tij për shkak të hetimit për tenderin.
“Dihet çdo të premte unë jam këtu në zbatim të masës detyrim paraqitje. Hetuesi më komunikoi që hardiskun me të dhënat e laptopit do të vij t’i marr të martën”, tha Beqaj./Opinion.al