Ish-ministri i Jashtëm i PD-së, Besnik Mustafaj ka përmendur disa emra që nuk u përfshinë nga Basha në listat e kandidatëve, dhe që sipas tij do t’i sillnin më shumë vota PD-së.
Duke folur për Ylli Rakipin te emisioni “Të Paekspozuarit” në “News24” ai shprehu rezerva për listat e Bashës.
“Lista ishte me mungesa të mëdha dhe të papërligjura. Kur them këtë kam parasysh mungesën e shumë emrave që tërheqin vota. Kam parasysh Topallin, Patozin edhe Bregun.
Kam parasysh edhe disa figura të evidentuara në vitet e fundit. Belind Këlliçi psh, është më i votuari aktualisht në PD dhe ai nuk ka qenë kandidat.
Gjithashtu, përmend këtu edhe Tomor Alizotin, i cili është kreu i departamentit të ish-të përndjekurve në PD që nuk është. Është pra listë me mungesa të mëdha dhe të pajustifikuara”, tha Mustafaj