Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur në SPAK ditën e sotme.
Ende nuk dihet arsyeja pse Tahiri është thirur këtë të Hënë në Prokurorinë e Posaçme.
Kujtojmë se ai u lirua nga burgu më 2 Qershor të vitit të kaluar, pasi qëndroi në qeli për 1 vit e 4 muaj. Tahiri vuajti dënimin në burgun e Lushnjes për “shpërdorim detyre”.
Sipas urdhrit të gjykatës, ish-ministrit i lejohet të dalë nga shtëpia, vetëm për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare me dijeninë dhe dakordësinë e Shërbimit të Provës.
Ish-ministri u dënua në shkurt të 2022 me 3 vjet e 4 muaj burgim për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, me argumentin se kishte mbajtur kontakte me kushërinjtë e tij Habilaj, të cilët merreshin me kultivim dhe trafik të kanabisit.