Pas sherrit me Noizyn duket se telashet për Encën nuk paska fund. Këto ditë në mediat rozë po qarkullon lajmi se ajo është ndarë keq edhe nga menaxheri i saj.
Në një postim në Facebook, Kastriot Berisha akuzonte këngëtaren se donte “të bëhej pronare në kurriz të të tjerëve” e madje e kërcënonte se do t’i bllokonte koncertet.
Por duket se akuzat e Berishës nuk e kanë shqetësuar shumë Encën e cila ka vijuar postimet për promovimin e koncerteve dhe vetëm ditën e sotme ka vendosur t’i përgjigjet shkurtimisht ish-menaxherit të saj.
“Jam e mirë, e dashur dhe e kujdesshme. Por gjithashtu nuk pranoj të duroj gjepurat e askujt!”-ka shkruar në një postim të fundit në Instagram Enca, duke lënë të kuptohet se ka qenë sjellja e ish-menaxherit shkak për ndërprerjen e marrëdhënies së tyre./opinion.al