Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-mbrojtës i Fiorentinës gjendet i vdekur në shtëpi, dyshohet për vetëvrasje

2025/07/22 at 6:12 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-mbrojtës i Fiorentinës gjendet i vdekur në shtëpi, dyshohet për vetëvrasje

Celeste Pin, ish-mbrojtës i njohur i Fiorentinës, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare.

Mediat italiane raportojnë se Pin dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës së tij mëngjesin e së martës, më 22 korrik, në banesën e tij në zonën kodrinore të Careggi-t, në Firence.

Lajmi tronditës u konfirmua pasi një i afërm, që nuk kishte më kontakt me të prej disa ditësh, ngriti alarmin.

Ekipet e urgjencës dhe policia mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht e gjetën pa jetë. Në banesë nuk u gjet asnjë letër apo mesazh lamtumire, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes tragjike.

Nëpërmjet një postimi prekës në rrjetet sociale, Fiorentina shprehu ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të një prej figurave të saj historike:

“Presidenti Commisso, bashkëshortja e tij Catherine, drejtori i përgjithshëm Alessandro Ferrari, drejtori sportiv Daniele Pradè, trajneri Stefano Pioli dhe i gjithë klubi i Fiorentinës bashkohen me familjen Pin në këtë moment të dhimbshëm dhe shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Celeste.”

Celeste Pin nisi karrierën si profesionist me Perugian, por u bë figurë kyçe e Fiorentinës gjatë viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990. Ai ishte pjesë e ekipit që luajti finalen e Kupës UEFA në sezonin 1989-1990, të cilën e humbën ndaj Juventusit.

Gjatë kohës te Viola, ai ndau fushën me emra të mëdhenj si Roberto Baggio dhe trajneri aktual i Fiorentinës, Stefano Pioli.

Më pas luajti për Veronën dhe Sienën, ku përfundoi edhe karrierën si futbollist. Pas tërheqjes nga fusha, ai mbeti pranë futbollit duke punuar si trajner për ekipe të moshave në Firence dhe më vonë si komentator sportiv. Përveç angazhimeve në sport, Pin punonte edhe në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Humbja e tij lë një boshllëk të madh në komunitetin sportiv të Firences dhe jo vetëm. Ai do të mbahet mend jo vetëm për kontributin e tij në fushë, por edhe për përkushtimin dhe pasionin e tij të vazhdueshëm ndaj futbollit italian.

Ju sugjerojmë

Rama: Inspektorët të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta
Aktualitet

Zjarrvënia/14 autorë 24 orët e fundit. Rama: 10 në pranga e 4 në procedim

13 Gusht, 2025 4:02 pm
Zjarret në Delvinë, nënkryetari i Bashkisë përfundon në spital
Aktualitet

Zjarret në Delvinë, nënkryetari i Bashkisë përfundon në spital

13 Gusht, 2025 3:41 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive

13 Gusht, 2025 3:36 pm
Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë/ Procedurat me e-mail ose fizikisht
Aktualitet

DPT: Asistohen mijëra tatimpagues në vend gjatë muajit korrik

13 Gusht, 2025 3:25 pm
Nga molet tek marinat e klasit botëror, rrugëtimi që ka transformuar turizmin detar
Kryesore

Nga molet tek marinat e klasit botëror, rrugëtimi që ka transformuar turizmin detar

13 Gusht, 2025 2:50 pm
Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë
Aktualitet

Zjarret/ Berisha: Qytetarët të braktisur, ushtria konfiskon kompjuterët e gazetarëve

13 Gusht, 2025 2:23 pm
“Nis transformimi i Banjave të Bënjës”/Rama:Po punohet për garantimin e shërbimeve..
Aktualitet

‘Për shuarjen e zjarreve në Delvinë’/Rama: Në operacion 300 forca, 2 helikopterë..

13 Gusht, 2025 1:57 pm
(VIDEO)Memaliaj, vuri zjarr duke djegur 3 banesa, 400 pemë../ Arrestohet 62 vjeçari
Aktualitet

(VIDEO)Memaliaj, vuri zjarr duke djegur 3 banesa, 400 pemë../ Arrestohet 62 vjeçari

13 Gusht, 2025 1:17 pm
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Aksident me vdekje në Konispol/ Përplasen dy motorë, humb jetën 74-vjeçari

13 Gusht, 2025 1:13 pm
Rama: Inspektorët të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta
Aktualitet

Debatet pse Shqipëria s’blen avionë zjarrfikës/Rama: Mirë do ishte t’i kishim, por..

13 Gusht, 2025 1:00 pm
Para
Ukraina ashpërson kontrollin ndaj agjencive kundër korrupsionit

Ukraina ashpërson kontrollin ndaj agjencive kundër korrupsionit

Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm

Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm

Rama foli për fashat e energjisë, Tabaku:E kaluan lumin e zgjedhjeve dhe ndihen të sigurt

Dorëheqjet, Tabaku: Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të ...

TE FUNDIT

Zjarrvënia/14 autorë 24 orët e fundit. Rama: 10 në pranga e 4 në procedim

Rama: Inspektorët të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta
13 Gusht, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve. Kështu shkruan në një postim në...

Lexo më shumë

Zjarret në Delvinë, nënkryetari i Bashkisë përfundon në spital

Zjarret në Delvinë, nënkryetari i Bashkisë përfundon në spital
13 Gusht, 2025

Nënkryetari i Bashkisë së Delvinës, Filip Xuxi ka përfunduar në spital këtë të mërkurë, më 13 gusht, pas përballjes së...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
13 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike zonat ku orët e fundit ka pasur vatra aktive zjarri. Gjatë orëve të fundit...

Lexo më shumë

DPT: Asistohen mijëra tatimpagues në vend gjatë muajit korrik

Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë/ Procedurat me e-mail ose fizikisht
13 Gusht, 2025

Shërbimi Tatimpagues në Administratën Tatimore ka asistuar mijëra tatimpagues gjatë muajit korrik, në Tiranë dhe rajone, për çështje që lidhen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com