-U tha në Opinion

Ish-kryetari i Hetuesisë: Enver Hoxha krihte flokët në mbledhje kur flisnim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:21 - 31/03/22 |
Opi Nion

Qemal Lame, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë 1982 ka folur për diktatorin Enver Hoxha.

Në emisionin “Opinion”, Lame tha se fjalimet e diktatorit përgatiteshin nga shkrimtarë të shquar shqiptarë, teksa rrëfen një rast në mbledhjen e byrosë politike, ku Enver Hoxha krihte flokët me krehër.

“Në mbledhjen e byrosë politike për shembull ai gjithë kohës ai krihte flokët me krehër. Njerëzit ndoshta nuk e  besojnë, po ky ishte realiteti. Kur e dëgjon udhëheqësin e dashur që fliste me fjalimet e përgatitura nga njerëzit më të mirë që kishim nga shkrimtarët e talentuar se vet nuk besoj se i ka bërë, e kupton ndryshimin si flet. Shkrimtarë tanë të dëgjuar kanë kontribuar për veprat e tij, janë shkruar 100 vepra por besoj se janë produkt i elitës së asaj kohe”,-tha Lame./Opinion.al

 

Pas