Kryesore

Ish-kryeministri i Kosovës,Haradinaj mes personave të helmuar në Deçan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:43 - 16/07/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri i Kosovës,  Ramush Haradinaj ka qenë në mesin e personave të helmuar në Deçan. Lajmi u bë me dije nga vetë ai, në një intervistë televizive, ku u shpreh se ka shfaqur disa probleme shëndetësore, por jo të rënda.

“Të them të drejtën kam pasur pak simptoma por jo të mëdha. Fëmijët e motrës Antigonës, po u prekën rëndë. Shumë të afërm. Nuk është diçka që shpjegohet si gjendje”, tha ai.

Sakaq, Haradinaj foli edhe për situatën në Deçan, për të cilën tha se është zvogëluar numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore.

“Është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore që jep shpresë se do të ndërpritet kjo gjendje. Situatë mjaft e çuditshme dhe jo e zakonshme. Sidomos dy ditët e para kanë qenë të rënda. I kam parë njerëzit duke vuajtur e veçanërisht ishte e dhimbshme t’i shohësh fëmijët duke vuajtur”, tha ai në ‘Kanal 10’ në Kosovë.

Numri i të helmuarve ka shkuar në mbi 1500 në Deçan, ndërkohë që është shpalllur gjendja e emergjencës. Shkaqet e helmimit nuk dihen ende, ndërsa paraprakisht u dyshua se shkak ishe uji, ku nga analizat rezultoi se janë identifikuar bakterie të cilat japin indikacione për kontaminim të ujit të pijshëm.

Pas