Aktualitet

Ish-kryekomunari i dënuar kishte dhënë lejen, sekuestrohet pallati


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 13/06/20 |
Al Do

Sekuestrohet një pallat në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe pezullohen punimet për përfundimin e ndërtimit të tij.

Policia e Durrësit ka njoftuar se pallati 9 katësh me vlerë 1.5 milionë euro me administrator shtetasin J.A është sekuestruar me urdhër të prokurorit të Prokuroisë Durrës.

Ai rezulton të ketë probleme me lejen e ndërtimit. Këto probleme janë konstatuar në vijim të hetimeve nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, në ngarkim të ish-kryetarit të komunës Rrashbull, Hysen Gashi.

Ky i fundit është dënuar me 4 vite burg nga Gjyata e Apelit Durrës në vitin 2017 pasi ka dhënë leje ndërtimi në Shkëmbin e Kavajës në kudërshtim me ligjin./ Opinion.al

Pas