Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ka kërkuar sërish lirinë në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Sipas News 24, Alla pretendon lirimin për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë.
Gjatë seancës, avokatit ka sjellë prova të reja nga ekspertët mjekoligjore për sa i përket gjendjes shëndetësore të Allës.
Sipas avoaktit Hysni Demiraj, ka rezultuar se ish-kryebashkiaku nuk është në gjendje të mirë për të përballuar burgun. Seanca u shty për në datë 29 korrik në orën 13:30 deri në shqyrtimin e dokumentacionit.
Kujtojmë se Alla është vënë në pranga për abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”./Opinion.al