Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, është paraqitur në SPAK këtë të martë.
Spahia nuk foli dhe nuk tregoi arsyen e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme.
Kujtojmë se Spahia është paraqitur për herë të fundit në SPAK më 24 dhjetor të vitit të kaluar, ku ai tha se ishte paraqitur për një çështje që nuk ka asnjë interes publik dhe nuk ka lidhje as me korrupsionin e as me krimin.