Pashko Ujka, ish-kryetari i komunës së Velipojës ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Shkodër.
Abc news bën me dije se Ujkës i është bërë pritë pranë shtëpisë së tij në parkun e qytetit, në zonën e quajtur dollari. Mësohet se Ujka është plagosur në shtyllën kurrizore ndërkohë që është transportuar në spital.
Opinion.al sjell pamjet nga vendngjarja, ku edhe duket vendosja e shiritit të sigurisë si dhe forca të shumta policie.
Pashko Ujka ka qenë kryetar i komunës se Velipojës në vitet 2011-2015 deri me ndarjen administrative./Opinion.al